Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish sot se “nuk do të ketë asnjë shtyrje të pagesave të sigurimeve shoqërore”.

“Nuk shtyhen pagesat e sigurimeve shoqërore, janë pensione, janë pikërisht ajo që ndan personin që sot mbështetet me atë që sot nuk e mbështesim dot. Janë kontributet e secilit për pensionin e tij nesër, ndërkohë që babai e nëna në shtëpi sot përfitojnë nga kontributet e atyre që kanë dhënë dje. Sot i paguajmë ne pensionistët”, tha Rama.

Ai theksoi se “nuk mund të shtyhen pasi do të ishte një gropë nga e cila nuk do të dilnin dot më pensionistët”.

Ai theksoi se çdo punëdhënës do t’i paguaj sigurimet shoqërore të gjithë atyre që ka në punë, pa diskutim fare. /j.p/ATSH