Kosto e jetesës në Shqipëri në vitin 2021 do të jetë 3.8 pikë përqindje më e lartë se në vitin 2020, sipas rishikimit më të fundit nga portali global i të dhënave mbi çmimet kudo në botë, Numbeo.Shqipëria u rendit në vendin e 89, ndër 131 vende të listuara. Në raport me vitin 2020

Shqipëria u ngjit në renditje me 6 vende. Nga 36,9 për qind që ishte indeksi në vitin 2020, më 2021 do të jetë 40.5 %, zhvillime këto që tregojnë se në Shqipëri jetesa po bëhet më e shtrenjtë. Baza e indeksit është kosto e jetesës në Neë York, raporton, Numbeo.

 

Në një krahasim tjetër një qytetar Amerikan që jeton në Neë York merr të njëjtat shërbime në Shqipëri duke shpenzuar 60 për qind më pak.

Kosto e jetesës në Shqipëri po shtrenjtohet, por treguesit zyrtare tregojnë se të ardhurat nuk po rriten më të njëjtat ritme. Rrogat ne sektorin privat dhe publik vitet e fundit janë rritur me ritme pak e shumë të ngjashme me inflacionin.

Indeksi i Kostos së Jetesës i matur nga NUMBEO përjashton qiranë dhe është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet publike.

Shqipëria dhe Mali i Zi më të shtrenjtat në Rajon

Mali i Zi dhe Shqipëria u renditen si vendet me koston më të lartë të jetesës në Rajon, sipas indeksit në NUMBEO. Serbia, Bosnja dhe Maqedonia do të kenë një kosto më të lirë jetesë se sa Shqipëria këtë vit, në një kohë që i kane të ardhurat nga pagat së paku 30 për qind më të larta se shqiptarët.

Në çfarëdo sektori që të zgjedhësh të punosh në Shqipëri, paga për një të punësuar është më e ulëta në rajon. “Monitor” ka krahasuar tabelat e pagave bruto sipas aktiviteteve ekonomike, pas përpunimit të të dhënave nga institutet statistikore të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës për vitin 2019.

Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro. Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro. Ky nivel pagash është në linjë dhe me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Europë, me 31% të mesatares europiane.

Tirana më e shtrenjta

Sipas Numbeo-s Tirana është qyteti me koston më të lartë të jetesës në Shqipëri me gati 18 pikë për qind më shumë së mesatarja kombëtare. Në kryeqytet kosto e jetesës është 58 % e kostos së Neë York-ut.

Një familje me katër persona në Tiranë pa qiranë ka një kosto mujore jetese 182 mijë lekë, ndërsa një person i vetëm ka një kosto mujore 51 mijë e 700 lekë, pa qiranë. /Monitor

harta-1-900x543.jpg