Gjiganti italian, Inter është favoriti kryesor të tërheqë sulmuesin e Arsenalit, Pjer Emerik Obamejang, nëse Lautaro Martinez braktis Barcelonën gjatë verës, transmeton “Le10Sport”.
Lojtari nga Gaboni dhe ekipi londinez kanë ngrirë bisedimet për marrëveshje të re, ndërsa kontrata e tij skadon gjatë verës së vitit 2021.
Kjo situatë nënkupton se çmimi i tij do të bjerë dhe do të jetë larg nga 63 milionë eurove që “topçinjtë” i kanë paguar Borusisë së Dortmundit në janar të vitit 2018.
Obamejang konsiderohej edhe si qëllim potencial i Real Madridit, po klubi madrilen bën selektimin e yjeve të rinj që të sigurojë prosperitet në 10 vitet e ardhshme.