ATSH/ Në bashkitë e qarkut të Gjirokastrës vijon ndihma me ushqime dhe medikamente për familjet në nevojë, ku janë mbështetur 106 familje.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, tha për ATSH-në se “konkretisht sot u shpërndanë ndihma ushqimore në 95 familje, produkte mjekësore në 11 familje dhe shërbime të tjera në 6 familje”.

Prefekti u shpreh se “spitali Rajonal “Omer Nishani” vijon tё ofrojё shёrbimin spitalor duke zbatuar urdhrat dhe udhëzimet e Ministrisё sё Shёndetёsisё, veçanёrisht pёr situatёn e parandalimit të përhapjes së COVID-19 nё vendit tonё. Nё urgjencёn e spitalit rajonal Gjirokastёr “Omer Nishani”, nga dje deri sot nё orёn 11:30 janё paraqitur 29 vizita/raste, 12 mjekime dhe 4 misione jashtë, asnjё prej kёtyre personave nuk kanё paraqitur simptoma klinike tё COVID-19″.

Nga ana e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Gjirokastёr vijon monitorimi i situatёs sё COVID-19 dhe kontakti i pёrditshёm me çdo mjek e qendër shёndetёsore pёr punёn e kryer mbi parandalimin e pёrhapjes sё kёtij virusi.

Pёr çdo person me shenja klinike me risk apo tё dyshuar me COVID-19 referuar nga mjeku i familjes apo Urgjenca Kombёtare bёhet marrja e mostrёs./k.s//a.a/