Operacioni humanitar në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19 u ka ardhur në ndihmë deri tani 248 791 familjeve në nevojë.

Kryeministri Rama ka ndarë shifrat që lidhen me familjet e ndihmuara sot. Ndër të tjera kryeministri thotë se më 14 prill janë ndihmuar 12 793 familje në nevojë.

“248 791 familje/ individë shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore deri tani. Sot ndihmuam 12 793 familje/ individë. Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”, shprehet Rama.

Berat                 189

Tiranë              1331

Elbasan           505

Kukës                555

Dibër                  274

Korçë             6004

Shkodër           190

Gjirokastër 1966

Lezhë                 512

Durrës              324

Vlorë                 172

Fier                      771

/a.a/atsh