ATSH – I. Vata/- Bashkia Tropojë vazhdon operacionin e shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë në Dragobi, Valbonë, Çerem dhe Rragam.
Kryetari i bashkisë Tropojë, Rexh Byberi tha se stafi i bashkisë ka qenë në punë dhe vazhdon punë për shpërndarjen e ndihmave.
“50 familje në nevojë u asistuan në fshatrat Dragobi, Valbonë, Çerem e Rragam”, tha Byberi.
Byberi tha se “ky nuk është fundi i misionit tonë dhe i detyrës që kemi ndaj ç’do qytetari por natyrisht ndjehemi krenar që në këto momente kemi shfrytëzuar së bashku me stafin tim ç’do mundësi per ti ardhur e përgjigjur secilit me ndihmë”.
Po ashtu Byberi falënderoi banorët e Malësisë së Gjakovës për kontributin e tyre.
“Gjej rast të falenderoj me mirënjohje mijëra banorë të Malësisë së Gjakovës që jo vetëm kanë shprehur konsideratën e mirë për punën tonë por se pari që i janë përgjigjur thirrjes për të vepruar sipas rregullave të përcaktuara”, shprehet ai.
Byberi apelon për qytetarët që të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të qëndrimit në shtëpi pasi është bashkia që kujdeset për ta./a.a/