Një zjarr i madh ka rënë në garazhin e një pallati në Astir, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke alarmuar banorët. Ngjarja ka tmerruar banorët, të cilat kanë mundur që të dalin nga banesat e tyre,  teksa kanë kërkuar ndihmë.

Pallati u pushtua nga tymi i zi, ndërsa 8 persona mbetën të lënduar, të cilat u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

albsig
spring

Gjithashtu, nga flakët janë shkrumbuar katër automjete të parkuara në garazhin e pallatit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Newsbomb