Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në përditësimin e të dhënave, njoftoi sot se pagën e luftës prej 40 mijë lekë e kanë marrë deri tani 87 mijë e 360 punonjës.

Për paketën e dytë ekonomike për pagën e luftës prej 40 mijë lekë numri total i punonjësve që kanë aplikuar për të katër masat e mbështetjes është 100 210 nga të cilat 31 850 janë biznese dhe 32 841 janë individë.

Sipas DPT, 781 kërkesa janë refuzuar dhe 1 332 kërkesa janë në shqyrtim. /a.a/atsh