Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se që nga dita e djeshme që ka nisur aplikimi për të përfituar nga paketa e dytë ekonomike janë miratuar 11,990 kërkesa për punonjësit që përfitojnë nga kjo paketë.
Numri i kërkesave të individëve ka qenë 6,621 dhe ai i bizneseve 6,613, me një total punonjësish 13,324.
Deri më tani, janë miratuar 6,330 kërkesa nga 6,337, pra 7 janë mohuar, ndërsa numri i punonjësve të miratuar deri më tani në total është 11,990.
/Ora News.tv/