Krasta konsiderohet si mushkeria e qytetit të Elbasanit. Por fatkeqësisht, pavarësisht të gjithë përpjekjeve, qytetarët nuk janë të ndergjegjesuar në mënyrë që atë që e marrin me vete dhe e konsumojnë këtu, ta kthejne sërisht mbrapsht. Për këtë arsye Inspektoriati i Mjedisit në Bashkinë e Elbasanit ka marrë një nismë për pastrimin e kësaj pike turistike.

Përgjegjësi i inspektoriatit të mjedisit në Bashkinë e Elbasanit, Xhevahir Kapllanaj, i intervistuar nga Televizioni Skampa thekson faktin se iniciativa të tilla janë të shpeshta nga ana e këtij inspektoriati, nderkohë që bën thirrje për ndergjegjesim. Duhet thene që para kësaj nisme ky inspektoriat ka punuar për heqjen e njoftimeve në rruget kryesore te qytetit të Elbasanit.

Pjese e kësaj nisme kanë qene edhe studentët e Teknikut të Mjedisit në Universitetin e Elbasanit. Kejdi Hadri jep mesazhin e saj mbi këtë cështje.

Vlen te thuhet se Krasta eshte nje nga kodrat me te medha te qytetit me siperfaqe rreth 150 hektar. Kodra luan rol mbrojtes ndaj erozionit dhe ne te perplasen ererat e forta te lindjes.

EDLIRA XHERRI