Nën moton “Autizmi flet, është koha ta degjojmë” është zhvilluar sot në shkollen “Qamil Guranjaku” në Elbasan një aktivitet në kuadër të muajit kushtuar autizmit. Vec organizatorëve të shkollës “Qamil Guranjaku”, pjesë e takimit kanë qenë edhe drejtoresha e ZVA Ellbasan, Anila Çota, Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Ervin Muço, Kordinatori për mbrojtjen e personave me aftesi ndryshe dhe Robert Gajda, Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi. Emanuela Dervishi, punonjse Sociale në këtë shkollë për Televizionin Skampa është shprehur mbi qëllimin e këtij takimi.
Ndërkohë që Drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Vendore Elbasan, Anila Çota, theksoi se është shumë e vërtëtë që Autizmi flet dhe është koha ta degjojmë dhe kjo është një këmbanë e fuqishme për të gjithë aktorët që janë pjesë e kësaj tryeze.
Një aspekt shumë i rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve për këta persona është edhe institucioni i bashkisë. Për këtë arsye nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit u shpreh se është shumë e rëndësishme veç koordinimit edhe takimi ne mënyrë periodike me personat që kanë në familjet e tyre fëmije me autizëm.
Në vazhdimësi, në kuadër të objektivave institucionale për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve/ qytetarëve, do të vijojnë të zhvillohen takime me tematika të tilla.