Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e dëborës që përfshinë mbarë vendin. Shtabi qendror në OSHEE ka marrë të gjitha masat përmes dispecerive rajonale në vend, që t’i përgjigjet në kohë cdo avarie të krijuar në rrjetin e tensionit të ulët, të mesëm e të lartë, nga moti i keq.
Por kur duket se situata po shkon drejt normalitetit ndërsa kushtet e motit po shkojnë drejt përmiresimit për ekipet e OSHE ende ska mbaruar.
Një punë e jashtëzakonshme po bëhet në zonat malore ku për shkak të fortunës ka pasur defekte dhe shkëputje të energjisë elektrike.
Në videon e mësipërme është puna që po bëhet për rikthimin e energjisë ne Plangaricë dhe Bodin dy fshatra të thelle të Elbasanit. Video u be publike nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla në faqen e tij e Facebook.
Ndërkohë punonjësit e OSHE, vijojnë të jenë në gadishmëri për t’ju përgjigjur çdo problemi, jo vetëm në qarkun e Elbasanit, por në të gjithë vendin.
Vëmendje i është kushtuar sidomos furnizimit me energji të fiderave që furnizojnë hidrovorët, spitalet, qendra spitaloreobjekte të rëndësishme administrative etj.
Nga ana e OSHEE , janë marrë masa me vendosjen e grupeve të gadishmërisë dhe personelit përforcues pranë tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime.
Elbasaninews.al