Gratë në qytetin e Elbasanit po zhvillojnë një marshim proteste si shenjë revolte ndaj vrasjes së Liljana Buzos nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë.
Me karafila në duar dhe pankarta ku dënohet dhuna ndaj grave, qytetaret e Elbasanit po zhvillojnë një marshim nga qendra e qytetit drejt vendit ku u ekzekutua 54-vjeçarja.
“Çoje vajzën te shkolla, jot e burri”, shkruhet në një nga pankartat e njërës prej protestueseve.
Kujtojmë se Liljana Buzo u ekzekutua 5 ditë më parë në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga bashkëshorti i saj 58-vjeçari Koço Buzo.
Buzo pasi tentoi t’i priste fytin me thikë, nxori automatikun ku si pasojë e të shtënave mbeti e vdekur në vend 54-vjeçarja si dhe u plagos Gëzim Tosila (avokati i viktimës) dhe Adriatik Kolaj (kalimtar i rastit), ndërsa e gjithë skena u zhvillua në sytë e djalit të çiftit që ishte në konflikt.
Çifti Buzo ishte në proces divorci për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij, e cila mbeti viktimë. Autori ishte ish-polic me profesion, nuk e ka kapërdirë dot ndarjen dhe ka qëlluar ndaj gruas së tij.
Mësohet se çifti kishte 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë në moshë madhore, njëri prej të cilëve ka parë skenën e rëndë të vrasjes.
Statistikat në vend janë vërtet të frikshme ku vetëm gjatë vitit të fundit janë ekzekutuar 6 gra shqiptare nga bashkëshortët.
[contact-form][contact-field label=”Emër” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Sajt” type=”url” /][contact-field label=”Mesazh” type=”textarea” /][/contact-form]