Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kavajë-Rrogozhinë.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Mësohet se një kamion ka përplasur një makinë tip “Peugeot”. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë nisur me urgjencë për në spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.