Një krim i rëndë është parandaluar në Vlorë, ku një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë i cili po qarkullonte në qytetin e Vlorës me një armë zjarri kallashnikov në automjetin e tij.
Në pranga janë vënë edhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjet për moskallëzim krimi.
Shtetasi 28-vjeçar me iniciale D. P.(A.) akuzohet për vepër penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.tch