TIRANË, 6 korrik/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar më shkarkesa elektrike. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 15 m/s, e pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër22/34diell shi
Kukës20/28diell shi
Lezhë21/33diell shi
Dibër16/27diell shi
Durrës22/32diell shi
Tiranë21/34diell shi
Elbasan20/34diell shi
Berat17/30diell shi
Vlorë21/27diell shi
Korcë15/25diell shi
Gjirokastër18/28diell shi
Sarandë18/26diell shi

 

ATSH