TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të mbetet në ndikim të frontit të ftohtë atmosferik.
Në orët e para të 24 orëshit do të ketë reshje bore me intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje. Në mesditë dëbora do të marrë karakter lokal ndërsa në juglindje do të vijojë me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 5-15 m/s. Përgjatë vijës bregdetare do ketë erë intensive 20/sek. Stuhi ere. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -4/-1 | re borë |
| Kukës | -9/-3 | re borë |
| Lezhë | -3/0 | re borë |
| Dibër | -10/-5 | re borë |
| Durrës | -1/2 | re |
| Tiranë | -2/0 | re borë |
| Elbasan | -4/-2 | re borë |
| Berat | -5/0 | re borë |
| Vlorë | -1/2 | re |
| Korcë | -7/-3 | re borë |
| Gjirokastër | -3/0 | re borë |
| Sarandë | 0/2 | re |


























