Gradualisht vendi ynë po i afrohet stinës së verës me mot kryesisht me diell si dhe temperatura relativisht të larta, njofton ShMU.
Për ditën e mërkurë, pritet që moti të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat e mëngjesit parashikohen nga 10ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare. Ndërsa sa i përket temperaturave në vlerat e mesditës parashikohet një tjetër rritje duke prekur vlerat nga 28ºC në zonat malore deri në 32-33ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.