ATSH-DPA/ – Ministria e Jashtme kineze deklaroi se vendi i është bashkuar aleancës globale të vaksinave, COVAX, që synon të japë doza të vaksinës Covid-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Programi menaxhohet nga Gavi, Aleanca e Vaksinave, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa SHBA dhe Rusia refuzuan të bashkohen me nismën.
“Kjo është një masë e rëndësishme për Kinën për të mbështetur konceptin e një komuniteti të shëndetit njerëzor dhe për të përmbushur angazhimin e saj për të promovuar vaksinat si një produkt publik global”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying në një deklaratë, i cili nuk hyri në detaje se cili do të jetë kontributi i Kinës.
Presidenti kinez Xi Jinping më parë tha se një vaksinë e zhvilluar nga Kina Covid-19 do të ishte një e mirë publike globale.
Kina aktualisht ka katër kandidatë për vaksinën ndaj koronavirusit në provat klinike të fazës së tretë./ /os/