/ATSH-ANSA/- Përbërësit themelorë të jetës në Tokë, dhe ndoshta në Mars, kanë arritur nga ndikimi i asteroidëve, tregohet nga simulimi i kryer në Japoni, nga ekipi i universitetit ”Tohoku”, i udhëhequr nga Yoshihiro Furukawa.
Eksperimenti simuloi ndikimin e asteroideve në oqeane, duke treguar se ngjarje të tilla mund të shkaktojnë reaksione kimike që çojnë në formimin e ”blloqeve ndërtuese” të proteinave.
Rezultati është konfirmim i mëtejshëm se sa të rëndësishëm kanë qenë asteroidet për jetën në Tokë, pasi eksperimentet e udhëhequra nga Raffaele Saladino dhe Ernesto di Mauro, nga Universiteti i Tuscias në Viterbo, kishin treguar në të kaluarën, se përbërësit e jetës u sollën nga meteoritët, ndërsa reaksionet kimike për formimin e molekulave biologjike u aktivizuan nga uji.
Për të simuluar reagimet që shkaktojnë kur një meteor bie në oqean, studiuesit japonezë riprodhuan kushtet e pranishme në Tokë rreth 4 miliardë vjet më parë, duke filluar nga përbërja e atmosferës, në të cilën mbizotëronte dyoksidi i karbonit dhe azoti./ /os/