Është përfshirë nga flakët qendra shëndetësore në Papërr të Elbasanit.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 të mëngjesit të sotëm. Menjëherë është njoftuar shërbimi zjarrfikës i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Mësohet se flakët janë shfaqur fillimisht në matësin e energjisë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material.