[contact-form][contact-field label=”Emër” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Sajt” type=”url” /][contact-field label=”Mesazh” type=”textarea” /][/contact-form]

ATSH/ Mbi Kaninë, të Vlorës, në panoramën që gërsheton detin dhe malin, na shfaqet përpara një nga pamjet më mbresëlënëse të natyrës.

1300 krerë të imëta, rreth 20 kuaj, 40 gjedhë dhe rraca e veçantë e qenve dalmat, me prejardhje ilire janë të vendosur prej vitesh në këtë zonë piktoreske të qytetit bregdetar.

Ferma është e mbështetur nga AZHBR prej vitesh për mbarështimin e tufës bazë, falë së cilës fermeri Rafael Kulo na tregon se kanë mundur të ulin kostot e ushqyerjes së kafshëve, por edhe ti shtojnë ato.

Rafael Kulo, bashkëpunëtor në firmën “Liçaj”, që merret me blegtori në Kaninë të Vlorës, shprehet se, “firma ka bërë një investim të konsiderueshëm në shtimin e numri të krerëve  dhe krijimin e një ferme të mirëfilltë blegtorale, falë mbështetjes financiare që ka përfituar nga AZHBR”.

“Prej 5 vitesh jemi përfitues të Skemës Kombëtare për masën e mbarështimit të tufës bazë në blegtori”- thotë Kulo.

Ndërsa shton se do të aplikojë sërish në skemën e mbështetjes 2021.

AZHBR njofton se, fermerë fillojmë së shpejti me aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në bujqësi e blegtori për vitin 2021.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes Skemave Kombëtare do të vijojë edhe këtë vit të financojë projektet e fermerëve që synojnë rritjen e prodhimit vendas bujqësor dhe shtojnë vende të reja punë në sektorin rural.