Selena Gomez ka ndarë lajmin e madh se është fejuar me kompozitorin e njohur Benny Blanco.

Aktorja dhe këngëtarja ka postuar një foto të një unaze të madhe fejese në Instagram, me mbishkrimin “përgjithmonë fillon tani”. Kjo vjen pasi çifti konfirmoi lidhjen e tyre vitin e kaluar.

Ylli i popit Taylor Swift ishte ndër figurat e famshme që e uroi shoqen e saj të ngushtë. Gomez, e nominuar dy herë për Grammy, postoi foto ku shihej e përqafuar nga Blanco

“Hej… kjo është gruaja ime”, ka komentuar Blanco në postimin e Selenës.

“Po, unë do të jem vajza e luleve”, ka komentuar Swift.

Reperja Cardi B, aktoret Gwyneth Paltrow, Jennifer Aniston dhe Suki Ëaterhouse dhe këngëtari Lil Nas janë vetëm disa nga artistët që kanë uruar Sela Gomez.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel