TIRANË, 1 qershor /ATSH/ – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka kërkuar përmbushjen e reformës zgjedhore dhe që palët të mbajnë fjalën e dhënë.
“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht afër”, u shpreh ambasadorja Kim.
“Ju vendosni një qëllim, keni vendosur një afat të 31. majit. Është koha tani të ndaloni së këmbënguluri në pozicione të pa-mundshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja”, thekson Ambasadorja Kim
“Është koha të mbani fjalën ndaj popullit shqiptar. Është koha të jepni rezultat”, apelon Ambasadori Yuri Kim.
ATSH