Reshjet e shumta të shiut të regjistruara ditët e fundit në vend kanë shënuar dhe problematika në zona të ndryshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) raportoi situatën e akseve kombëtare. ARRSH bën me dije se vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

 

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.

Informacioni i plotë:

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin

Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.

Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që  nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë

Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.