Një aksident ka ndodhur  ditën e sotme në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në  Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një djalë.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.