Damian Gjinkuri përfaqësuesi i PS në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore gjatë sencës plenare të ditës së sotme në Kuvend ka bërë me dije një nga pikat për të cilën ka rënë dakord me opozitën është afrimi i datës së zgjedhjeve.
“A ka çështje të tjera që kemi rënë dakordësi me opozitën. Po ka. Kemi rënë dakord për ti afruar zgjedhjet…”, tha Gjiknuri.
Më tej Gjiknuri i ka bërë thirrje opozitës, që të ulet sërish në tryezë pasi ka mundësi të negociohet edhe për çështje të tjera, si Komisioni Zgjedhor. “Nuk është e nevojshme të largohesh nga tavolina, aty ke forcën e argumentit ulu puno dialogo. Si do të vijë ndryshimi po nuk patëm dialogim… duke bërtitur nga rruga. Mundësi për komromis ka por duhet të ulesh dhe të udhëheqim parimet. Administrimi zgjedhor. Politizimi i komisioneve Zgjedhore. Po e them ta dëgjojnë të gjithë edhe aty kemi mundësi të dialogojmë me opozitën”, shtoi ai.
Kujtojmë se edhe Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali gjatë seancës plenare e ka përmendur afrimin e datës së zgjedhjeve, ku theksoi se nuk ka opozitë në planet që nuk e do një gjë të tillë. “Më thoni cila parti në planet, opozitare, nuk do të afrojë datën e zgjedhjeve… që nuk futet në zgjedhje me pasion për të fituar. Ikën në 2017 ikën në 2019 ikanankë të mëdhenj”, tha mes të tjerash Spiropali.
Fjala e Gjiknurit:
Njerëzit e shohin se e keqja vjen nga sistemi zgjedhor. Problemi ka qenë mospranimi i humbjes nga humbësit. Fatkeqësisht pa dashje kam qenë herë aktor, protagonist në një proces që po kthehet pa mbarim. Jo se sistemi ka qenë i keq, por sepse humbësit nuk e pranonin humbjen dhe mallkonin sistemin.
Si kemi ecur deri tani?
Ne bëmë një gjë atipike, që përfshimë dhe opozitën jashtëparlamentare në procesi ne reformës. Qe kërkesa e opozitë që në atë marrëbveshje që bëmë, se në rast se palët nuk arrijnë të gjejnë dakordësinë, ju do ti kërkoni Odhirit për të gjetur konsensus…
Ka diferenca për rënie të kontrollit. A ka çështje të tjera që kemi rënë dakordësi me opozitën. Po ka. Kemi rënë dakord për ti afruar zgjedhjet…
Nuk është e nevojshme të largohesh nga tavolina, aty ke forcën e argumentit ulu puno dialogo. Si do të vijë ndryshimi po nuk patëm dialogim… duke bërtitur nga rruga. Mundësi për komromis ka por duhet të ulesh dhe të udhëheqim parimet. Administrimi zgjedhor. Politizimi i komisioneve Zgjedhore. Po iu them ta dëgjojnë të gjithë edhe aty kemi mundësi të dialogojmë me opozitën.
Po kemi patjetër mundësi të bëjëm negociata me Komisionin qendror të zgjedhjeve… Qeveria mund të bëjë gabime opozita mund të bëjë gabime, ama një zgjidhje do të vijë jo nga rruga, por nga zgjedhjet. Zgjidhja vjen vetëm duke bërë Reformën”, tha Gjiknuri.
burimi (news bomb)