Zonat rurale të Pogradecit, janë shume të favorshme për  mbarështimin e bletëve, pasi është një rreth i pasur me kullota e livadhe.

Gjatë një takimi me bletarët e zonës Beragozhdit dhe Stropckës, në Pogradec, përfaqësues të pushtet lokal diskutuan, në lidhje me ankesën e tyre, sa i përket migrimit të bletëve nga zona të tjera të vendit në këtë njësi.

Bletarët me të drejtë shprehën shqetësimin e tyre se nuk ka kullota të mjaftueshme dhe bletët e tyre rrezikojnë sulmin nga bletët migratore.

Administratori i Dardhasit Erton Muçka, Drejtori i Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Pogradec Guri Ademaj, pasi dëgjuan shqetësimin e bletarëve shprehën angazhim maksimal, që bletët migratore të vendosen larg kullotave të Beragozhdit dhe Stropckës, pasi ka zona të tjera në Pogradec ku mund të vendosen pa dëmtuar bletarët vendas.

Edhe pse me ligj nuk ndalohet migrimi i bletëve, ne mund të vendosim kushtet se ku duhet të vendoset kullotja e tyre pa dëmtuar askënd, u shprehën specialistët.

e.xh//j.p/atsh