/ATSH/- Nga data 29 maj deri më 1 qershor, në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet panairi “Shpresë dhe besim për biznesin shqiptar”, ku bizneset do të kenë mundësi të promovojnë dhe të shesin të gjithë produktet që ata tregtojnë ose prodhojnë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, bëri të ditur se kjo është një mundësi e mirë për biznesin pas situatës së krijuar në vend prej infeksionit të COVID-19.
DHTI shpreh besimin se do të jenë të shumtë konsumatorët shqiptarë që do të vizitojnë stendat me produktet shqiptare.
”Bëhuni pjesë e kësaj iniciative festive të biznesit shqiptar për të dhënë modelin më të mirë që reflekton sipërmarrja e vendit tonë“, është ftesa që ju drejton DHTI- biznesit.
Hapësirat që ofrohen në panair, sipas DHTI-së, do të jenë me kosto minimale për të mbuluar shpenzimet e organizimit për të arritur në një qëllim të përbashkët./a.gjonaj/