ATSH/-Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi sot online seancën dëgjimore me grupet e interesit (Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar KASH), lidhur me shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.
Zv.ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ermira Gjeçi, u shpreh se ky projektligj vjen pas konsultimesh me grupet e interesit dhe synon të unifikojë kompetencat në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë rurale dhe shëndetin e konsumatorëve, nga qeverisja vendore tek ajo qendrore.
“Ky projektligj synon të forcojë kapacitetet e shërbimit veterinarë në shkallë vendi dhe nuk prek veprimtarinë e klinikave private”- tha Gjeçi.
Në tre vite bashkëpunim, për përmirësimet ligjore, klinikat veterinare kanë qenë pjesë e grupeve të punës dhe ndryshimet e propozuara prej tyre, për rritjen e tarifave në dispozicion të këtij sektori, janë miratuar me qëllim përmirësimin e punës së tyre, u shpreh zv.ministrja e Bujqësisë.
Sipas saj, klinikat veterinare private kanë një shërbim ekselentë, por nuk mund të lë pa përmendur tha Gjeçi, që nga 12 deri 16 klinika të licensuara, që janë në të gjithë vendin vetëm 5 prej marrin pjesë në tendera, shifër kjo që nuk garanton eficensën e vaksinimit në blegtori në shkallë vendi.
Ndaj theksoj ajo, ky projektligj ka për qëllimi të bëjë të mundur zbatimin e reformës së shërbimit veterinar dhe plotësimin e kuadrit ligjor për unifikimin e shërbimit veterinar, duke mundësuar kalimin e kompetencave e të funksioneve të shërbimit veterinar të vetëqeverisjes vendore në strukturën e shërbimit veterinar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Pasi, me miratimin e ligjit nr.139/2015, ”Për vetëqeverisjen vendore”, njësitë e qeverisjes vendore nuk i kanë më këto funksione.
“Për këtë qëllim, ky projektligj ka për objektiv të forcojë masat parandaluese e të kontrollit të sëmundjeve të kafshëve nëpërmjet forcimit të strukturave të kontrollit dhe shërbimit, për të garantuar mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët”- deklaroi Gjeçi. e.xh/