Policia e Bulqizës ka proceduar penalisht 4 persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Janë proceduar penalisht shtetasit F. C., D. Z., D. D., F. L., banues në Bulqizë, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Policia si provë material ka sekuestruar rreth 15 m3 lëndë drusore dhe 4 automjete që shërbenin për ta transportuar.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në 24 orët e fundit janë goditur nga Policia, 4 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Procedohen penalisht 4 shtetas, sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që e transportonin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë 24 orëve të fundit kanë evidentuar dhe goditur 4 raste.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

F. C., D. Z., D. D., F. L., banues në Bulqizë, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 15 m3 lëndë drusore dhe 4 automjete që shërbenin për ta transportuar.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Kontrolle të tilla do të vijojnë çdo ditë për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër Policia e Dibrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.