Drejtori teknik i aeroportit të Kukësit Altin Progonati tha se “kjo vepër e re është operacionale dhe 100% i gatshëm të presë çdo lloj linje ajrore, ashtu sikurse po presim dhe avionin e parë të ulet sot”.

Në një prononcim për mediet, Progonati theksoi se, “certifikimi është bërë tashmë”.

“Përsa i takon se kur aeroporti do të fillojë punën, me të gjithë linjat, është më tepër çështje biznes dhe marrëveshjes midis aeroportit dhe kompanive. Por në momentin që po flasin aeroporti është 100% operacional dhe kontrollorët janë të Albcontrollit ashtu sikurse edhe në të gjithë territorin e Republikës që mbulohet nga Albcontrolli”, u shpreh ai.

“Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është projektuar si low cost. Ka çmimet më të ulta në rajon. Projeksionet tona janë të tilla, funksioni i aeroportit dhe struktura e tij janë të ndërtuara si low cost dhe këto do të sjellin edhe çmime më të ulta, në marrëveshje edhe me kompanitë ajrore”-tha Progonati. /j.p/