Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se restorantet dhe baret do të jenë aktivitetet e fundit që do të hapen.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga qytetarët, Kryeministri Rama bëri të ditur se po përgatitet program i hapjes graduale që do të bëhet publik ditët në vijim, si dhe rregullat që do të ndiqen për të gjithë ata që do të happen.

“Restorantet do të jenë të fundit që do të hapen. Ne po përgatisim programin e hapjes graduale që do të bëhet publik ditët në vijim, si dhe rregullat që do të ndiqen nga të gjithë ata që do të hapen”, deklaroi Rama.

Kryeministri shpjegoi se asnjë vend nuk ka folur për një hapje të restoranteve apo bareve./a.gjonaj/ATSH