ATSH/ Kryeministri Rama deklaroi programi i rindërtimit do të përfshijë një plan reformash që synon të prekë ekonominë dhe punësimin.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Rama u shpreh se “ do të jetë një plan që shumë shpejt do ta bëjmë publik. Kemi punuar intensivisht qëkur u mbyllëm. Janë përfshirë të gjithë ministrat, janë grupe pune në çdo ministri. Ka një grup koordinues që drejtohet nga Ministria e Rindërtimit dhe është një plan reformash që synon të prekë çdo sektor por që ka në të gjithë shtyllën e vet, ekonominë dhe punësimin. Shumë shpejt do ta bëjmë publik këtë plan dhe besojmë që do të jetë një bazë shumë e mirë, një udhërrëfyes për të arritur që në 2021 të tejkalojmë jo krizën por parametrat e planifikuar pa COVID-in”.

“Është ambicioze, e di shumë mirë por në për këtë punë jemi këtu dhe shpeshherë për të bërë aq gjëra ambicioze sa krijohet pastaj edhe një debat i madh dhe kundërshti”, u shpreh Rama./a.a/