Infermierët janë njerëzit më speciale, ku puna e palodhur i ben edhe më shumë se specialë.

E ftuar në emisionin Shëndet+, infermierja Arzi Sadiku e specializuar në fushën e mikrokirurgjisë , ka folur rreth detyrës që ka një infermier i mikrokirurgjisë si dhe për problemet që ne duhet t’i shmangim me plagët.
“Mikrokirurgjia merret me plagë që i shkaktohen fëmijëve apo të rriturve nga palestra , futbolli etj. që qepen apo pastrohet plaga nga infermierët. Puna e tyre është që të bësh mirë injektimin që të mos ketë infeksione. Nëse infektohet një plagë e tillë , problemin do ta kërkojnë tek ne , se nuk është pastruar në rregull , por jo për plagë të mëdha si me armë zjarri, të djegurat e mëdha apo plagë diabetike. Po ashtu ajo tha se, kur të del një kuç apo shpatull dhe vendoset në vend duhet të rrijë në qetësi për tri javë. Përndryshe ajo do të dalë përsëri vetë nga një lëvizje e pakontrolluar e lehtë” – tha infermieria Arzi Sadiku.