/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”.

Sipas ARRSH-së, është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive.
Ndërkohë që do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg, 24 orë në 7 ditët e javës.
Faza e parë e menaxhimit të trafikut parashikon reduktim të korsive ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut, thekson ARRSH.