Florenc Colgate vjen nga një qytet i vogël në Britaninë e Madhe, por sipas shkencëtarëve ajo është vajza më e bukur në botë.
Bukuria e saj u zbulua në një garë në të cilën ajo kishte marrë pjesë, garë për fytyrat më të bukura të Britanisë.
Bukuroshja dërgoi një foto të fytyrës së saj pa grim dhe tërhoqi më shumë se 8000 njerëz, ndërkohë që pjesa më e madhe e kandidateve të tjera u eleminuan pasi kishin ndërhyrje kirurgjikale.
Colgate nuk është modele dhe nuk njihet në Britani, pasi ajo puunon në një dyqan peshku 2 ditë në javë, por me siguri që ky vlerësim do ta ngjisë atë drejt pasarelave më të mëdha në botë.