Makina e punonjësit të Hipotekës së Vlorës Ermal Hoxha, u shkrumbua nga flakët gjatë natës në Vlorë. Familjarët e tij nuk dyshojnë se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të detyrës së 32 vjeçarit.

E motra e tij, Zamira Hoxha, është shprehur për mediat se dyshon te ish-bashkëshorti i saj pasi prej 6 vitesh është në gjyq me të dhe ai do që t’i marrë fëmijën.

“Ishte  ora rreth 3 e mëngjesit, dëgjova borien e makinës dhe dola jashtë të shihja se çfarë ndodhi. Dal përjashta dhe makina kishte marrë flakë nga ana e shoferit, nuk ishte flakë e madhe. Njoftova familjen dhe policinë.Vëllai im nuk ka konflikte Ermali punon në hipotekë ai nuk ka shkelur asnjëherë në kallo.

Unë e deklaroj hapur kam një proces gjyqësor me ish bashkëshortin tim kam 6 vjet dhe gjyqin e kam në datën 9 shkurt. Unë si çështje e ngre këtë për ish bashkëshortin tim me qëllim për të marrë djalin. Ai nuk arriti të marrë fëmijën dhe arrin deri në këtë pikë që të tregojë se fëmija nuk mund të jetojë këtu se i cenohet jeta unë e hedh si dyshim. Unë në polici e bëra me dije”, është shprehur ajo.