Elbasani është një nga qarqet që ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme infektimesh të reja me Covid-19, duke e kthyer në shqetësuese situatën në këtë qytet. Infektime të larta raportohen edhe në institucionet arsimore, teksa vetëm në qytetin e Elbasanit mësohet se janë 42 mësues të infektuar dhe 12 nxënës. Në Gramsh, 15 arsimtarë dhe 18 nxënës raportohen gjithashtu se janë të infektuar me virusin Sars Cov 2. Në Librazhd ka 5 mësues të infektuar me Covid dhe në Belsh 8, ndërsa në këto dy qytete për momentin nuk raportohet për nxënës me këtë virus.
Elbasaninews.al