Në telefonin e një gazetari në Greqi u gjend aplikacioni i përgjimit, Predator. Kush është përgjegjës për këtë? Gjurmët të çojnë në qarqet më të larta greke.

“Thanas a je marrë ndonjëherë me këtë temë?” Këtë mesazh të shkurtër dhe një link mori gazetari investigav për financat, Thanasis Koukakis më 12 korrik 2021 në celularin e tij. Dërguesi ishte i panjohur. Për gazetarët është diçka e zakonshme të marrin informacione nga të panjohur, që me raste hedhin dritë mbi zhvillime të caktuara. Prandaj Koukakis e klikoi linkun dhe i lejoi me këtë softuerit Predator padashur të përgjojë telefonin e tij. Predator është një program që është zhvilluar nga start-up maqedonasverior. Cytrox ofron aplikacioni përgjimi jo me porosi të qeverive, por i ofron në treg të lirë. Një faqe interneti në SHBA që Crunchbase që mbledh informacione për start-up dhe sipërmarrje e përshkruan Cytrox si një sipërmarrje fitimprurëse që “u ofron qeverive zgjidhje operative për dizajn, administrim dhe implementimin e cyber-inteligjencës dhe teknologjisë inovative për mbledhjen e informacionit në aparatura të caktuara dhe clouds.”

Überwachungsskandal in Griechenland: Wie transparent ist das Land?Telefoni i gazetarit Thanasis Koukakis u infiltrua me aplikacionin e përgjimit, Predator

Ofensivë e gjerë përgjimi?

Vetëm pak pas dhënies fund të përgjimit zyrtar, telefoni i Koukakis u infiltrua me aplikacionin përgjues Predator. Portali i lajmeve, Inside Story ka zbuluar ndërkohë se nga ky përgjim nuk është i prekur vetëm gazetari Thanasis Koukakis. Ata kanë gjetur gjithsej rreth 50  “phishing sites”, mes tyre portale mediatike, organizatën për transparencën, Voulwatch, një klub futbolli etj. Një klikim pa dijeni i një përdoruesi tek këto faqe që kopjohen shumë saktë mjafton dhe në celularin e tij instalohet  aplikacioni përgjues. Thanasis Koukakis dyshon, se pas sulmit kibernetik ndaj tij fshihet qeveria, por ajo e hedh poshtë kategorikisht këtë. Eliza Triantafyllidou tek Inside Story pyet, se kush mund të ketë interes tjetër për të dhëna të tilla. “Nuk bëhet fjalë vetëm për gazetare e gazetarë, por eventualisht edhe për ushtrinë, diplomatët, politikanët, apo persona të shoqërisë civile”, thekson Triantafyllidou.

Në raportin e fundit të “Reporterëve pa kufij” Greqia në indeksin e lirisë së shtypit  zë vendin e 70-të nga 108 vende. Verën e vitit të kaluar u bë e ditur, se shërbimi sekret përgjonte gazetarin Stavors Maichudis. Kurse gazetarët Kostas Vaksevanis dhe Gianna Papadokou aktualisht duhet të përgjigjen para gjyqit. Ndaj Papadakout është ngritur akuzë mbi bazën e një ligji të ri, të kritikuar ashpër nga aktivistët e medias. Vaksevanis duhet të përgjigjet për konspiracion dhe përkatësi në një shoqatë kriminale. Të dy gazetarët kishin hulumtuar në skandalin Novartis, që bëri bujë në botë, ku koncerni i madh zviceran i farmaceutikës, kishte korruptuar politikanë të lartë në Greqi.

Griechenland Ex-Staatsanwältin Eleni Toloupaki Eleni Toloupaki

Stefanos Loukopoulos nga iniciativa e transparencës, Voulwatch e shikon me shumë potencial këtë autoritet, por kritikon faktin se aty mungojnë veprat. “Në tre vitet e themelimit të saj kjo agjenci ka bërë shumë pak për të cekur vërtet problemet e vendit”, konkludon eksperti. “Parimet bazë të demokracisë dhe shtetit ligjor po vendosen gjithnjë e më shumë para sprove në Greqi. Sipas tij këto hapa mbrapa janë dokumentuar. “Përpjekjet e qeverisë për të konstruktuar narrativë të caktuar dhe shtrembëruar realitetin janë shumë problematike.” Nga ana tjetër shqetësuese janë edhe disa kufizime të lirisë së shtypit. “Një numër i vogël i pronarëve të pasur të anijeve kanë në dorë një pjesë të madhe të medias. Ata kanë lidhje të afërta me qeverinë”, përfundon Stefanos Loukopoulos./DW

Top Channel