Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për të mbështetur biznesin e industrive të turizmit, fasonit dhe atë prodhues do të vihet në dispozicion një instrument i ri financiar prej 150 milionë dollarësh.
“Instrumenti i ri financiar për turizmin, industrinë fason dhe bizneset prodhuese, bazohet në një garanci sovrane prej 150 milionë dollarësh, i cili do të vihet në dispozicion me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave”, – tha Kryeministri Rama.
Në paketën e parë mbështetëse qeveria vendosi garanci sovrane në banka prej 100 milionë dollarësh për bizneset e mëdha për të paguar punonjësit. /a.gjonaj/ /a.g//r.e/atsh