Më herët kryeministri Rama është shprehur se “nuk ju premtoj që për 4 vjet Puka do të bëhet si New York, por ju siguroj se pas 4 vjetësh dy liqenet e mrekullueshëm nuk do jenë gropa ujërash të zeza”.
Puka, 145 km nga Tirana, është kthyer në qendër atraksioni turistik, pas investimeve të kryera nga qeveria shqiptare në qytetin verior. Ky qytet mbetet i preferuari i adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.
Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit./k.s/