Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Sarandë ku po zhvillon dhe një bashkëbisedim me qytetarët.

Me banorët po bisedon lidhur me investimet që janë bërë në qytetin bregdetar apo edhe me problematikat.

 

Gjatë fjalës së tij Rama tha se shëtitorja në këtë qytet pritet të jetë gati për sezonin turistik, ndërsa shton se disa zona ende janë të paprekura dhe pritet të transformohen.

“Plot gjëra mbeten për t’u bërë. Çka është sot e prekshme nuk mjafton për të nisur jeta cilësore e banorëve, janë pastruar rrënojat, është hapur puna për sistemet e punës infrastrukturore, po bëhet shumë punë. Unë jam njësoj siç kam qenë edhe para se të vija në qeveri. Jam i vetëdijshmë për situatat që i bëjnë njerëzit të mërzitur dhe të dëshpëruar. S’ka kohë për pushim, projektet janë solide, rruga e nisur është solide, duhet ta vazhdojë puna. Arsyeja se përse duhet të jemi në kontakt, është se pse duhet të vazhdojmë dhe të bëhet një balancë mes atyre që janë bërë dhe ato që nuk janë bërë. Shëtitoret nuk janë vetëm transformimi infrastrukture, por është një rritje në aspektin ekonomik. Po të shohësh xhiron e pronarëve që shfrytëzojnë ambientet në Lungomare janë më të larta se çfarë kanë qenë. Nuk dua të zgjatem më tutje”, tha Rama.