Kryeministri Rama ka vizituar sot një bujtinë në Nivicë të Tepelenës. Duke u ndalur te investime të tilla, Rama iu bëri thirrje emigrantëve që të vijnë në Shqipëri dhe paratë t’i inevstojnë në vendin e tyre.

Zhvillimet e bujtinave dhe rikthimi i syve të emigrantëve nga kjo zonë e bekuar, për të investuar kursimet e tyre në rilindjen ekonomike të Labërisë përmes turizmit, janë burim energjie e shtysë e madhe për të vazhduar punët që kemi nisur. Këtë mrekulli duhet ta kthejmë në burim parash. Emigrantët që bëjnë punë të zakonshme, nëse kursimet e tyre i investojnë në këto lloj strukturash fitojnë këtu shumë më tepër se sa në emigracion dhe janë Zot këtu”, u shpreh Rama.

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR), Frida Krifca deklaroi se Jaho e ka nisur këtë aktivitet si një baxho për shkak të nevojës që kishin fermerët për një baxho, të cilët e çonin në Gjirokastër prodhimin e tyre.

“Me shumë mund e dedikim u ndërtua kjo bujtinë e mbështetur nga buxheti i shtetit me rreth 8 milionë lekë. Jaho do të marrë sërish mbështetje nga skemat kombëtare për të mundësuar edhe pajisjen e bujtinës”, tha Krifca./Descript.al/