Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur për luftën e krimit në Shqipëri, ku është shprehur se puna e Policisë së Shtetit është shumë herë më e mirë nga ajo e disa viteve më parë.
Rama u shpreh se nuk ka më humbje gjurmësh në drejtim të paditur të kriminelëve, por çdo ngjarje është zbardhur dhe fajtorët janë vënë prapa hekurave, duke përmendur edhe grabitjen e Rinasit.
Ai i përgjigjet edhe deputetit Halit Valteri, të cilit i thotë se e ka mendjen vetëm te lekët, aq sa edhe çdo deputet të mazhorancës e sheh si një tender.
“Duke u përgatitur për të folur për raportin e progresit të BE sic është detyrimi në axhendën e sotme, përsëri po mendoja lidhur me një debat që bëmë me zotin Valteri herën e shkuar. Me të drejtëishit shumë i shqetësuar për dhunën, dhe ju përsëri stimuluat dhunën, frymëzuat dhunën, i dhatë shembullin më të keq të mundshëm se si njeriu qëndron në një mjedis publik dhe mbron bibndjet e tij. Është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltore, të bëjë akuza penale dhe të japë detaje që lidhen me një hetim duke u shprehur se njeh vrasësit dhe viktimat, dhe ndërkohë nuk keni shkuar në prokurori të viheni në dispozicion të hetimit. Nuk jeni as i pari dhe as i vetmi, jeni zgjatimi i një falange që ka vite që e ka marrë peng debatin publik, edhe kulturën e parlamentarizmit në Shqipëri.
Të bësh politikë me krimin do të bësh të mbështesësh krimin. Të dekurajosh forcat që luftojnë krimin dhe mbi të gjitha të fajësosh ata që meritojnë respekt dhe mbështetje, dhe ndërkohë që opinionet e ndryshme janë ato që na ndihmojnë që të kuptojmë më mirë dhe të ecim më drejt përpara, por faktet nuk janë opinione. Doni apo s’do ju, nuk ka asnjë krahasim të mundshëm mes Shqipërisë sot dhe Shqipërisë dje, të 5 apo 6 viteve përpara.
PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji e tërë politike kriminalizuese sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afro 7 vite qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si ansjëherë më parë. Është fakt dhe jo opinion se kush e lufton seriozisht krimin akuzohet për të kundërtën.
Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin. Lufta me krimin nuk matet me përrallat dhe gjysmë të vërtetat që i tregoni shqiptarëve përditë, por matet me statistika dhe shifra. Aerimi i vrasjeve dhe vëllavrasjeve është një përrallë pa mbret, sepse nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zeruar vrasjet.
Edhe SHBA që kanë kthyer në art luftën kundër krimit, nuk i kanë zeruar as vrasjet e as policët e korruptuar. Pak kohë më parë, drejtori i Policisësë Finlandës, me korrupsion thuajse 0, doli se për vite kishte bashkëpunuar me krimin. Besoj se fakti që gjatë qeverisjes sot janë në numër të konsiderueshëm punonjësit e policisë që janë arrestuar apo pezulluar nuk tregon bashkëpunim me krimin, por vullnet dhe angazhim.
Nëse shihni se çfarë thonë raportet e progresit për luftën kundër krimit në Shqipëri do të shihni ndryshimin e madh mes të sotshmes dhe të djeshmes. Sot po ndodh ajo që deri dje ishte e paimagjinueshme. Po ndodh një proces reformimi në sistemin e Drejtësisë, po ndodh ndjekja këmba këmbës e aseteve kriminale që kan ëkryer krimeve gjatë 30 viteve të fundit.
Dni apo s’doni ju, ministri i Brendshëm nuk është prokuror dhe nuk i tregon policisë si t;i këqyrë kamerat. Policia është e pavarur në aktivitetin e vet profesional. Juve duhet t’i respektoni dhe duhet t’i nderoni policët e shtetit.
Këtu është bërë nami për ta bërë baltë Policinë e Shtetit, edhe në media. Kur pyetet populli thotë se institucioni më i bvesueshëm është policia e shtetit. Sot kapja e autorëve të krimeve as nuk krahasohet me më parë. Ikja në drejtim të paditur dhe humbja e gjurmëve nuk është më e mundur. Grabitja në Rinas sigurisht do bënte lajm të bujshëm, por e dini që organizatorët e grabitjes janë prapa hekurave. Ju e keni mendjen te lekët se çdo njeriu nga ana e mazhorancës e shikoni si tender”, tha Rama ndër të tjera.
burimi (news bomb)