Përmes vargjeve të Agollit, Rama përcjell një mesazh përballë kritikave ndaj tij, duke theksuar idenë se “balta” e hedhur nga kundërshtarët mund të shndërrohet në forcë, frymëzim dhe qëndrueshmëri.
Në vargjet e Dritëro Agollit, theksohet ideja se sulmet dhe kritikat mund të shndërrohen në forcë dhe zhvillim, një metaforë që kryeministri duket se e ka sjellë në vëmendje pikërisht në këtë periudhë të protestave në vend.
“Kundërshtarëve të mi”
Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,
Një korije e madhe me dushk.
Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani,
Po të doni dhe dardha dhe ftonj.
Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën korija bleron…
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.
/m.q/j.p/




























