Në vizitën e tij në Bruksel, Kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Kryeministri publikoi disa foto nga takimi me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Më herët, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se priten lajme shumë të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.