ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në qarkun e Dibrës, ku u takua me banorët si dhe inspektoi investimet e qeverisë në këtë qark.
Në një postim në rrjetet sociale Rama falënderoi banorët të cilët e pritën dhe e dëgjuan gjatë dy ditëve të qëndrimit në qarkun e Dibrës.
Rama tha se “në Dibrën e mrekullueshme, pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave”.
Rama falënderoi mijëra njerëzit që e pritën dhe e dëgjuan.
“Më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi”, shtoi Rama.
Kryeministri Rama ka nisur një sërë vizitash në të gjitha bashkitë e vendit ku ka zhvilluar takime me banorë, të rinj, si dhe ka inspektuar investimet e qeverisë në të gjitha fushat si ekonomi, kulturë, etj.
/k.s/