Ishulli ndodhet në hyrjen jugore të ngushticës, e cila lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik.

Përmes kësaj rruge kalon një pjesë e rëndësishme e tregtisë dhe furnizimeve energjetike, që lidhin Azinë me Evropën, përmes Kanalit të Suezit.

Kontrolli i Mayyun u jep rebelëve Houthi, një pozicion strategjik mbi hyrjen e ngushticës, duke rritur mundësinë e sulmeve ose bllokimit të anijeve që kalojnë në këtë zonë.

Rebelët Houthi kanë avancuar ditët e fundit përgjatë bregdetit të Detit të Kuq dhe kanë marrë edhe qytetin port të Mokhas, që më parë kontrollohej nga forcat qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite.

Sipas burimeve qeveritare, rebelët Houthi kanë marrë gjithashtu kontrollin e ishujve Hanish dhe Zugar, duke pasur tashmë nën kontroll tre ishujt kryesorë të Ngushticës së Bab al-Mandabit.

Përleshjet kanë detyruar shumë familje të largohen nga Mokha drejt provincave jugore të Lahj dhe Adenit.

Rebelët Houthi dhe qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, kanë qenë në luftë prej më shumë se një dekade.

Konflikti, i cili ishte kryesisht i ngrirë pas një armëpushimi në vitin 2022, është përshkallëzuar sërish në kuadër të luftës më të gjerë që përfshin Iranin. //a.i/