Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se ata janë të angazhuar të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

Në reagimin e sotëm të Ambasadës, thuhet se SHBA me dy vendet në boridn e ONM-së sigurohet që organet e vettingut të respektojnë ligjin.

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.newsbomb